Japonia hap laborator UFO-sh pranë vendit të katastrofës bërthamore

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 17:52 | Bota

Ministria e Brendshme japoneze ka vendosur që të hapë një laborator kërkimi që do të merret me fenomenet e pashpjegueshme të UFO-ve, pranë vendit të katastrofës bërthamore në Fukushima.

Sipas “The Mainichi”, ky laborator është hapur në 24 qershor, një ditë përpara se Pentagoni të publikonte raportin e tij prej 9 faqesh mbi jashtëtokësorët.

“Deri tani, edhe nëse UFO-t janë zbuluar, informacioni është shpërndarë vetëm në nivel individual. Unë shpresoj që ky laborator të shërbejë si bazë informimi dhe zbulimi për këdo që është i interesuar.

Laboratori është ngritur në Prefekturën e Fukushimës, pranë Centralit Bërthamor të Fukushimës. Në këtë vend thuhet se janë parë jashtëtokësorë në disa raste dhe rajoni është vetëquajtur “shtëpia e UFO-ve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/26/jashtetokesoret-ekzistojne-inteligjenca-amerikane-publikon-raportin-per-ufo/

A2 CNN Livestream

Latest Videos