Shifrat e larta të pandemisë, Rusia ashpërson masat, refuzohen klientët e pavaksinuar

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 12:14 | Bota
Shifrat e larta të pandemisë, Rusia ashpërson masat, refuzohen

Qytetarëve në Moskë iu duhet të tregojnë qr-kodin në mënyrë qe të pijnë një kafe, mbi bazë të rregullave të reja që lejojnë sherbimin vetëm për personat që kanë provë vaksinimi, imuniteti apo test negative.

Masa që vlen gjithashtu për pijet apo ushqimet në bare dhe restorante, hyri në fuqi ndërsa autoritetet ruse nuk po e kontrollojnë dot valën në rritje të infektimeve në kryeqytet.

Synimi është të nxitet vaksinimi, në një vend ku skepticimi në rritje, dhe përhapja e variantit të ri delta, po përkthehen me qindra të vdekur cdo ditë.

Megjithatë bizneset mund t’u shërbejnë klientëve pa qr-kod në ambjentet e hapura deri në 12 korrik. Pronarët e lokaleve nuk janë të lumtur me masën e re. Një prej tyre mendon se kufizimi do të reduktojë të ardhurat, e do të jetë si një izolim i dytë.

“Është e ditur që të ardhurat do të bien. Tani mund t’u shërbejmë edhe qytetarëve pa QR kod por për dy javë nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë.”, shprehet Pyotr Radzikhovsky pronar lokali.

Autoritetet fajësojnë përhapjen e variantit Delta dhe ecurinë e ngadaltë të vaksinimit për valën e re të infektimeve në vend. Shumë qytetarë hezitojnë të marrin vaksinën e prodhuar në vend, Sputnik V, për shkak të besimit të ulët tek autoritetet dhe raportimeve negative në mediat e huaja. Rusia regjistroi mbi 21 mijë e 600 raste të reja të hënën, dhe 611 vdekje nga covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos