Shpëtuan mijëra jetë, tifozët e Wimbledon-it në këmbë për të nderuar krijuesit e vaksinës

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 10:44 | Bota

Një pritje e jashtëzakonshme iu është bërë krijuesve të vaksinës së AstraZeneca kundër koronavirusit në turneun e tenisit “Wimbledon”, ku të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën për disa minuta këta njerëz vërtetë të veçantë që me kontributin e tyre kanë shpëtuar qindra mijëra jetë.

Organizatorët e turneut të famshëm kishin shpërndarë gjithashtu ftesa e bileta dhe për punëtorë të tjerë të sistemit të shëndetësisë që u përballën në vijën e parë të frontit gjatë muajve më të rëndë të pandemisë.

Mes të ftuarve kryesore në “Royal Box” ishin Dame Sarah Gilbert, një nga krijuesit e vaksinës së Oxford/AstraZeneca dhe kreu i grupit të Oxford, Andrew Pollard. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos