Jashtë paketës së rezistencës, prindërit e fëmijëve autikë të zhgënjyer nga qeveria

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 16:47 | Aktualitet
Jashtë paketës së rezistencës, prindërit e

Niko këndon. 23-vjeçarit autik, student në Akademinë e Arteve për kanto dhe kitarë i buçet zëri teksa nxjerr nga goja vargjet e “Fairytale”. E teksa i riu i këndon magjikes që nuk njeh kufij, e motra Regisa nuk mund të jetë aq e lumtur sa i vëllai.

Atë e shqetëson rritja e çmimeve, personat me spektrin e autizmit kanë pritur të jenë në “Paketën qeveritare të rezistencës” .

Vendim diskriminues që të bën edhe më të pambrojtur përballë stuhisë së rritjes së çmimeve. Kështu shprehet Eglantina Bajrami, nga klubi i prindërve të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Ndonëse shifrat sipas shoqatave janë shumë më të larta, në Shqipëri janë rreth 6 mijë fëmijë autikë, familjet e të cilëve nuk do përfitojnë nga Paketa e Rezistencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos