
Të krishterët ortodoksë po bëhen gati për festën e Pashkës, por e sotmja është dita më e keqe në kalendarin e tyre.
E Premtja e Madhe sikurse njihet apo edhe e Premtja e Zezë është dita që përkujton vuajtjen dhe vdekjen në kryq të Jezu Krishtit.
Përgjatë gjithë kësaj jave, në çdo ditë të saj, janë marrë në detaje të gjitha zhvillimet në jetën e Jezu Krishtit që kulmojnë me festën e Pashkës, ngjalljen e tij pas tre ditësh nga varri.
Fjala Pashkë nënkupton kalim dhe lidhet me të Krishterët me fitoren e Krishtit mbi djallin dhe kalimin nga vdekja në jetën e pasosur.
Si këtë ditë, Jezu Krishti u desh të kalonte në dy procese, gjykimin nga priftërinjtë e asaj kohe që e akuzonin për blasfemi dhe një proces të sundimtarëve romake. (A2 Televizion)