
Pasojat e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, tashmë janë evidente edhe në vendin tonë.
Përveç rritjes së çmimeve, në jetën e përditshme, konflikti i armatosur në lindje të Europës, ka sjellë ndryshime edhe në trendin e turizmit veror.
Agjencitë turistike të Vlorës në këtë periudhë kishin pikun e rezervimeve përgjatë bregdetit të jugut, ndërsa këtë vit, ky trend ka ndryshuar dhe kërkesat janë më të shumta për turizëm apo udhëtime jashtë vendit.
Për operatorët turistikë, ky sezon veror parashikohet të jetë më i vështirë edhe nga koha e pandemisë. (A2 Televizion)