Java e modës në Paris, Dior frymëzohet nga perëndeshat greke, Chanel rikthen vitet ‘20

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 10:45 | Showbiz
Java e modës në Paris, Dior frymëzohet nga perëndeshat

Koleksioni i Dior u frymëzua nga perëndeshat greke me pëlhura të derdhura, prerje delikate, sandale të sheshta, korse dhe funde me grep. Koleksioni u përqendrua te ngjyra e zezë, e bardhë dhe gri dhe te prekja njerëzore në çdo koleksion të Dior. Koleksioni është një investim te “lidhja mes njerëzve”, ku veshjet e modës së lartë u realizuan me dorë nga ekspertë që punojnë së bashku.

Ndërsa Chanel e nisi sfilatën në mënyrë të befasishme me mbesën e e Grace Kelly, Charlotte Casiraghi e cila hyri me kalë dhe bëri një xhiro në pasarelë, gjë që nuk u mirëprit nga të gjithë. 35-vjeçarja u shfaq me një xhaketë të zezë Chanel, pantallona dhe çizme.

Koleksioni i markës ikonike u frymëzua nga vitet ’20, nga pendët, veshjet e qendisura dhe thekët. Kryefjala ishte xhaketa ikonike e Chanel, si dhe pantallonat e krijuara nga Coco Chanel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos