Jep dorëheqjen sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 15:41 | Politikë
Jep dorëheqjen sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi

Dy javë pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit i gjithë debati brenda forcës kryesore në opozitë është përqendruar nëse duhet të dorëhiqet apo jo Lulzim Basha. Në fakt, e vetmja dorëheqje e mësuar deri tani ka ardhur nga sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi.

Duke ruajtur profilin e tij të ulët në raport me median dhe rrjetet sociale, Dollapi nuk i ka publikuar arsyet e largimit. Por, burimet pranë Partisë Demokratike bënë të ditur se dorëheqja lidhet me rezultatin e zgjedhjeve.

Dollapi u zgjodh sekretar organizativ në vitin 2019 nga Këshilli Kombëtar, në një garë me Lulzim Omurin. Zërat se ishte dorëhequr edhe sekretari i burimeve njerëzore, Ervin Minarolli, i përgënjeshtroi ky i fundit përmes një postimi ne rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos