“Jetimët e braktisur”, mungon zinxhiri i institucioneve që kujdesen për integrimin e tyre

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 12:19 | Aktualitet
“Jetimët e braktisur”, mungon zinxhiri i institucioneve që

Në Shqipëri, mungon zinxhiri i institucioneve që duhet të ndjekin ecurinë e jetimëve pasi ata largohen nga institucionet publike të përkujdesit.

Sipas një raporti nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, pas shkëputjes nga jetimoret në moshën 18-vjeçare, djemtë dhe vajzat përballen me vështirësi për t’u integruar në jetën sociale dhe ekonomike.

Përkujdesja sociale ndaj kësaj shtese vulnerabël të shoqërisë është njëkohësisht edhe një ndër kushtet në kapitujt që Shqipëria duhet të çelë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë rreth 31 mijë jetimë. Organizatat vendase dhe të huaja kanë raportuar se pandemia po vështirën ndjeshëm jetesën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos