Jo emërime të përkohshme, KLP ndalon lëvizjen në rrethe të prokurorëve të SPAK

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 13:45 | Aktualitet
Jo emërime të përkohshme, KLP ndalon lëvizjen në rrethe

Asnjë prej 15 prokurorëve të Strukturës së Posaçme të Hetimit nuk duhet të lëvizet me emërimet e përkohshme në prokuroritë e rretheve.

Është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që kërkon përjashtimin e prokurorëve të SPAK, nga vendimi i Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, të vijojë me emërime të përkohshme prokurorësh. 

Nga 29 zyra të prokurorive të apeleve dhe të rretheve gjyqësore, rezultojnë se 10 prokurorë janë emëruar si drejtues, 19 të tjerë rezultojnë të caktuar përkohësisht në pozicionin e drejtuesit me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm si dhe me vendim të KLP-së. Nga këta, vetëm 8 drejtues nuk e kanë emërimin pranë prokurorisë ku ushtrojnë detyrën. 32 prokurorë të tjerë janë të caktuar përkohësisht pranë KLP-ës, Prokurorit të Përgjithshëm, apeleve dhe prokurorive pranë gjykatave. 

Komisioni i karrierës në KLP për të dalë nga ngërçi i emërimeve të përkohshme të prokurorëve, me afat 3 mujor, sugjeron një rregullore për lëvizjet paralele të prokurorëve. Në këtë relacion që A2 CNN ka mundur të sigurojë, renditën 3 fazat e daljes nga kriza institucionale e organit të akuzës, ku kërkohet urgjentisht pezullimi i emërimeve të përkohshme të prokurorëve.

Motivacioni i Këshillit mbështetet në gjendjen aktuale dhe nga domosdoshmëria për zbatimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi dhe të ushtrimit të kompetencave të plota të KLP-së. E njëjta formulë, e cila pritet të konkretizohet në shtator, do të aplikohet edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos