
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho.
Vlerësimi për prokurorin Klodian Braho u bë për të tre komponentët ku ai rezultoi i përshtatshëm për të vijuar detyrën e tij.
Prokurori Braho është kandidat për në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion. Ai, gjithashtu po heton dhe ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. (A2 Televizion)