Jo vetëm “bukë” falas, Putin i dhuron presidentit të Zimbabvesë një helikopter

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 22:05 | Bota

Në takimin me liderët afrikanë në Shën Petersburg, Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar homologut të tij nga Zimbabve një helikopter.

Ishte ministria e Informacionit e Zimbabve që njoftoi dhuratën duke shkruar: “Shkëlqesia e tij Presidenti Putin i ka dhënë Shkëlqesisë së Tij Presidentit Emmerson Dambudzo Mnangagwa një helikopter presidencial”.

Në postim, Mnangagwa shihet duke ecur poshtë shkallëve të helikopterit me ngjyrë blu dhe i ulur brenda kabinës përpara një tavoline me gota vere të bardhë dhe një tas me fruta.

"Ky ‘zog’ së shpejti do të zbukurojë qiejt tanë", shtoi zëdhënësi i qeverisë Nick Mangwana në Twitter.

E izoluar kryesisht në skenën globale që nga fillimi i ofensivës së Ukrainës, Rusia ka kërkuar të forcojë lidhjet diplomatike dhe të sigurisë me Afrikën, dhe Mnangagwa është ndër ata që marrin pjesë në samitin dy-ditor Rusi-Afrikë që po shqyrtohet si një provë e mbështetjes së Putinit në kontinent.

Zimbabve është gjithashtu një vend me shumë ngjashmëri me Rusinë, pasi udhëheqja e saj është objektiv i sanksioneve të SHBA-së dhe Evropës mbi korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave.

Mnangagwa, i cili po kërkon rizgjedhjen në atë që analistët parashikojnë se do të jetë një proces zgjedhor i tensionuar muajin e ardhshëm, ka fajësuar masat ndëshkuese për vështirësitë e rënda ekonomike të vendit të tij.

Viktimat e sanksioneve duhet të bashkëpunojnë”, tha Mnangagwa duke qëndruar përpara helikopterit që i dhuroi Putin, pasi Moska ka qenë gjithashtu në shënjestër të fuqive perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos