Kundërofensiva ukrainase në Zaporizhzhia, forcat e Kievit depërtojnë në mbrojtjen ruse

Nga A2 CNN
27 Korrik 2023, 17:40 | Bota
Kundërofensiva ukrainase në Zaporizhzhia, forcat e Kievit

Deklaratat e Vladimir Putin se kundërofensiva ukrainase po dështon, duket se nuk përkojnë me raportimet nga jashtë zonës së betejës që sugjerojnë se forcat e Ukrainës mund të kenë thyer mbrojtjen ruse në jug.

Forcat e Kievit thuhet se nisën një operacion të rëndësishëm në Zaporizhzhia, duke shtyrë drejt fshatit Robotyne. Lajmet për përparimin e mundshëm të forcave të Kievit vijnë pasi Volodymyr Zelenskyy la të kuptohet se një fitore e rëndësishme ka ndodhur në vijën e frontit gjatë mbrëmjes.

Meqë ra fjala, sot djemtë tanë patën rezultate shumë të mira në front”, tha ai në fjalimin e tij.

Ukraina është shprehur shumë pak në lidhje me kundërsulmin e saj të shumëpritur, të përforcuar nga tanket e dhuruara nga një mori vendesh perëndimore.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISË), kushtet e fushëbetejës rreth Robotyne, si dhe përbërja e forcave ruse atje i japin "ngjyrë të rëndësishme" spekulimeve rreth kundërofensive ukrainase.

ISË tha se pamjet e gjeolokuara tregojnë një tank, dy automjete luftarake të këmbësorisë ukrainase, si dhe një tank T-72 të braktisur rreth 2.5 km në lindje të fshatit.

"Kjo pikë e gjeolokuar është përtej fortifikimeve mbrojtëse ruse më të parapërgatitura në këtë zonë, duke treguar se forcat ukrainase arritën të depërtojnë dhe të kalojnë nëpër pozicione mbrojtëse taktikisht sfiduese. Kjo lloj beteje depërtimi do të jetë një nga gjërat më të vështira për të arritur forcat ukrainase në ndjekje të depërtimit më të thellë", thuhet në raport.

Ndërkohë, zyrtarët anonimë në Pentagon sugjeruan se sulmet shënojnë një pikë kthese në kundërsulmin e Ukrainës.

Perëndimorët vunë në dukje se ky është një moment i përshtatshëm për përpjekjet e Ukrainës duke pasur parasysh operacionet e fundit për të pastruar pozicionet mbrojtëse ruse, ndryshimet e komandës ruse dhe sulmet e vazhdueshme të artilerisë ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos