Zlatan Ibrahimovic i dha lamtumirën Milanit dhe futbollit, ditën e djeshme. Por, veterani suedez nuk është i vetmi që lë kuqezinjtë pas përfundimit të këtij sezoni.
Sipas mediave sportive italiane, 1/3 e ekipit të drejtuar nga Stefano Pioli, do të ndryshojë.
Në fotogalerinë e mësipërme ju tregojmë futbollistët që sezonin e ardhshëm nuk do të veshin më uniformën kuqezi. (A2 Televizion)
Ciprian Tatarusanu – I skadon kontrata në 30 qershor dhe portierit rumun nuk do t’i rinovohet. I afruar te Milani në vitin 2020, ka luajtur 37 ndeshje.Antonio Mirante – Edhe portierit të tretë të Milanit i skadon kontrata në 30 qershor. Në moshën 40-vjeçare, kuqezinjtë kanë vendosur që mos ia rinovojnë.Sergino Dest – Mbrojtësi amerikan përfundon huazimin nga Barcelona dhe Milani ka vendosur që të mos paguajë 20 milionë eurot për blerjen e tij.Fode Ballo-Toure – Situatë paksa e paqartë për zëvendësin e Theo Hernandez, por me shumë mundësi edhe senegalezi do të largohet nga Milani. Kontrata i përfundon në vitin 2025, por kuqezinjtë do të përpiqen që ta shesin.Tiémoué Bakayoko – I përfundon huazimi 2-vjeçar nga Chelsea. Do të largohet pasi këtë sezon ka luajtur vetëm 39 minuta.Aster Vranckx – Mesfushori belg u huazua nga Wolfsburg me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro. Ka luajtur vetëm 10 ndeshje këtë sezon (318 minuta) dhe muajt e fundit nuk i kanë bindur drejtuesit kuqezi për të bërë investimin.Yacine Adli – Mendohet që të huazohet në një ekip tjetër për të pasur minuta. Ka luajtur vetëm 6 ndeshje (1 si titullar), për 140 minuta në total.Ante Rebic – Këtë sezon nuk ka bindur drejtuesit me performancën dhe sjelljen e tij. Ka luajtur gjithsej 31 ndeshje, duke shënuar vetëm 3 gola.Divock Origi – Erdhi te Milani për t’i dhënë frymëmarrje titullarit Olivier Giroud në sulm, por zhgënjeu. Ka luajtur 36 ndeshje, duke shënuar vetëm dy gola. Pritet të gjejë një ekip tjetër ku të jetë protagonist.Brahim Diaz – Në pikëpyetje të madhe e ardhmja e tij. Për momentin, duket se do të kthehet te Real Madrid, pasi i përfundon periudha e huazimit te Milani. Milani mund ta blejë për 22 milionë euro, por ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë apo jo fantazistin spanjoll.