
Miami Heat ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Denver Nuggets, duket barazuar serinë e finaleve në 1-1.
Edhe pse luanin në Denver, miqtë fituan me rezultatin 111-108, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe me shumë emocione.
Edhe këtë herë, më i miri i parketit ishte Nikola Jokic, me 41 pikë. Ndeshja e tretë finale mes Miami Heat dhe Nuggets do të luhet të enjten, në orën 02:30 me orën shqiptare. (A2 Televizion)