Jo vetëm Luhansku dhe Donetsku, lideri çeçen tregon planet e Rusisë

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 08:17 | Bota
Jo vetëm Luhansku dhe Donetsku, lideri çeçen tregon planet e

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka bërë me dije se Rusia do të sulmojë jo vetëm Mariupolin, por edhe Kievin bashkë me qytetet e tjera.

Në një video të postuar në Telegram, orët e para të ditës së hënë, Kadyrov tha se ai do të çlirojë plotësisht rajonet e Luhanskut dhe Donetskut e "më pas do të marrë Kievin bashkë me gjithë qytetet e tjera".

"Ju siguroj, nuk do të bëjmë asnjë hap pas", tha Kadyrov.

Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i tyre aktualisht është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar Luhanskut dhe Donetskut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos