Ofensiva turke në Siri ka përfshirë edhe futbollin. Pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë pak ditë më parë, futbollistët e Turqisë e festuan atë me përshëndetje ushtarake në mbështetje të këtyre sulmeve.

Kjo solli reagime të shumë, por turqit e përsëritën sërish, teksa i shënuan edhe Francës. UEFA ka reaguar pas këtyre veprimeve, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim mbi këtë festim të futbollistëve të Turqisë.

Por përveç lojtarëve të kombëtares së këtij shteti, një tjetër episod është duke ngjallur shumë diskutime edhe në Belgjikë. Në këtë shtet ekziston një ekip i krijuar në vitin 1969 nga emigrantë nga Turqia, FC Turkse. Skuadra e fëmijëve 9-vjeçarë të këtij klubi është fotografuar në dhomat e zhveshjes me përshëndetje ushtarake.
Shumë e kanë kritikuar këtë veprim nga fëmijë vetëm 9 vjeç, dukë ngjallur polemika për një komplot soci-politik, i cili nuk duhet të përfshijë fëmijët, pasi sipas komentuesve, janë të paaftë për të shfaqur mendimin e tyre kritik, të paktën për zhvillime si ato që po ndodhin në Siri. (A2 Televizion)