Johnny Depp merr “Medaljen e Artë” nga Vuçiç: Do të doja një jetë të re këtu në Serbi

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 17:17 | Showbiz

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i dha yllit të Hollywood-it Johnny Depp medaljen e artë të vendit të tij “për merita të jashtëzakonshme në aktivitete publike e kulturore, sidomos në fushën e kinematografisë dhe promovimit të Serbisë në botë”.

Vuçiç dekoroi aktorin amerikan në Beograd, në Ditën e Republikës dhe gjithashtu dha medalje edhe për ish-ushtarë serbë të cilët kanë luftuar në Kosovë.

“Do të bëj gjithçka në dorën time që t’i qëndroj i vërtetë këtij vlerësimi, që bëhet për përkushtimin tim ndaj vendit tuaj”, i tha Depp Presidentit Vuçiç. “Këtu në Serbi kam marrë vetëm dhurata. Më duket se më është dhënë një jetë e re nga njerëzit, si Emir (Kusturica, regjisor). Jam gati për një fillim të ri dhe do të doja shumë që të ishte në Serbi, nëse më pranoni”.

https://a2news.com/2021/10/20/johnny-depp-takohet-me-vucic-ne-beograd-promovon-serialin-e-prodhuar-ne-serbi/

Depp është përfshirë në disa projekte në Serbi në vitet e fundit, mes të cilëve edhe një serial i animuar, i quajtur “Puffins”, i cili është prodhuar në Serbi nga një kompani italiane, me mbështetjen edhe të Ministrisë serbe të Kulturës. Seriali i animuar me 168 episode tregon historinë e 4 zogjve të vegjël që ndeshen me një lopë deti. Episodet 5-minutëshe do të transmetohen në iTunes Store dhe Amazon Prime Video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos