Supermodelja 51-vjeçare, Naomi Campbell, zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës së saj

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 11:33 | Showbiz

Naomi Campbell, zbuloi për herë të parë fytyrën e foshnjës së saj, teksa theu heshtjen në një intervistë për British Vogue edhe mbi spekulimet se vajza e saj mund të jetë e birësuar.

Supermodelja 51-vjeçare, mahniti fansat duke njoftuar lindjen e vajzës së saj në maj, vetëm disa javë pasi u shfaq në Javën e Modës në Nju-Jork. Naomi tha se vogëlushja - babait biologjik i së cilës nuk dihet – po rritet mes spekulimeve të shumta. "Ajo nuk u birësua, ajo është vajza ime", u shpreh ylli ndërkombëtar, teksa pozonte me të voglën e saj.

Megjithatë, modelja pranoi se shumë pak nga rrethi i saj i gjerë i miqve dhe anëtarëve të familjes e dinin se ajo po planifikonte të bëhej prind. “Është bekimi më i madh që mund ta imagjinoja ndonjëherë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, deklaroi Naomi.

Ikona e viteve '90, u pa për herë të parë me vajzën e saj në publik, gjatë një daljeje në Nju-Jork në muajin korrik të vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos