Johnson gati për luftë, hedh bomba bashkë me ukrainasit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 09:22 | Aktualitet
Johnson gati për luftë, hedh bomba bashkë me ukrainasit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, mori pjesë në një stërvitje ushtarake me trupat ukrainase vizituese në Yorkshire. Në një video të publikuar nga Downing Street, Johnson mund të shihet i veshur me një xhaketë kamuflazhi, ndërsa ai hedh një granatë bedel dhe i tregohet se si të përdorë armatime të ndryshme. Teksa bën këto veprime, kryeministri në largim dëgjohet të thotë “lavdi Ukrainës”.

“Kam takuar disa prej 400 trupave ukrainase që po trajnohen nga ushtarët tanë, të bëhen gati dhe të shkojnë për të luftuar në Ukrainë. Kjo është pjesë e një angazhimi të madh që kemi bërë për të trajnuar forcat ukrainase. Ne duam të trajnojmë rreth 10 000 prej tyre gjatë katër muajve të ardhshëm. Kjo vjen në krye të investimit që ne po bëjmë për të mbështetur ukrainasit me armatim, 6900 armë antitank, 120 automjete të blinduara dhe shumë gjëra të tjera, përveç që tani përfshin Sistemet e Lëshimit të Shumëfishtë të Raketave që së bashku amerikanët, gjermanët dhe të tjerët po ofronin, me të vërtetë po fillojnë të bëjnë një ndryshim që shpresojmë në rrjedhën e asaj lufte”, tha Johnson.

Britania ka premtuar 2,3 miliardë paund mbështetje ushtarake për Ukrainën, mbështetja e dytë më e madhe pas Shteteve të Bashkuara. Në paketat e ndihmës përfshihen blerjet e armëve, por jo mbështetja logjistike që Britania ka ofruar krahas tyre, tha ministria britanike e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos