
Maskat nuk do të jenë më të detyrueshme dhe rregulli i distancimit social do të shfuqizohet në Britaninë e Madhe, konfirmoi kryeministri Boris Johnson.
Gjithashtu, nuk do të vlejë më masa që lejon grumbullimin deri në 6 persona nëpër banesa, dhe rekomadimi për të punuar nga shtëpia.
Në konferencën më të rëndësishme që prej muajit shkurt, Johnon tha se pret që faza përfundimtare e rihapjes së plotë të vendit, do të vijonte sipas planit, në 19 korrik.
“Vaksinat tona na kanë ndihmuar të shkëpusim lidhjen mes sëmundjes dhe vdekjes. Dhe ndërsa ditët kalojnë, bëhet gjithmonë e më e qartë se vaksinat janë të sukssesshme, pasi shumica e të shtruarve në spitale janë persona të pavaksinuar.”, u shpreh Johnson.
Pasi e vendosi Britaninë e Madhe nën izolimin më të rreptë në histori, programi I vaksinimit kthehet në bastin e kryeministrit për rikthimin në normalitet, e megjithatë ai paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes, pasi rastet po vazhdojnë të rriten.
“Duhet të theksoj se pandemia nuk ka përfunduar, dhe as nuk do të ndodhë në 19 korrik kur do të rihapim vendin plotësisht. Rastet po rriten shpejt, e mund të kemi plot 50 mijë infektime në këtë datë.”, shtoi ai.
Johnson tha se pavarësisht shfuqizimit të rregullit, ai do të vazhdonte të mbante maskë në zona të populluara. 86% e të rriturve Britaninë e madhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, dhe 64% janë plotësisht të imunizuar. Sipas të dhënave të shendetit publik në vend, vaksinat janë tejet efektive në mbrojtjen nga sëmundja e rëndë apo shtrimi në spital si pasojë e variantit Delta të koronavirusit, veçanërisht pas dy dozave. (A2 Televizion)