
Një 4 korrik i përgjakshëm u regjistrua në Shtetet e Bashkuara, ku gjatë fundjavës së gjatë të Ditës së Pavarësisë të paktën 150 njerëz u vranë nga armët e zjarrit në mbi 400 të shtëna në të gjithë vendin.
Të dhënat janë nga Arkivi i Dhunës me Armë dhe i referohen periudhës nga e premtja deri të dielën. Vetëm në Nju-Jork, kishte 26 viktima, duke përfshirë vdekje dhe plagosje në 21 të shtëna.
Por numri më i rëndë i viktimave i përket Çikagos me 14 të vdekur dhe 83 të plagosur. (A2 Televizion)