Johnson kritikon Trump: Nxitja e sulmeve në Kapitol ishte totalisht e gabuar

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 15:26 | Bota
Johnson kritikon Trump: Nxitja e sulmeve në Kapitol ishte totalisht e

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kritikon mikun e tij, presidentin amerikan, Donald Trump. Shefi i qeverisë së Londrës tha se nxitja e sulmeve të dhunshme në Kongres ishte totalisht e gabuar nga ana e Trump.

 “Gjithë jetën time, Amerika ka përfaqësuar shumë gjëra të rëndësishme: idenë e lirisë dhe atë të demokracisë. Siç po raportoni ju deri më tani, për sa kohë ai nxiti njerëzit që të sulmonin Kongresin dhe për sa kohë presidenti vazhdon të hedhë dyshime për rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, unë besoj se kjo ishte plotësishte e gabuar. Besoj se ajo çfarë presidenti Trump ka shprehur ka qenë plotësisht e gabuar. Pa asnjë rezervë dënoj nxitjen e personave për t'u sjellë në mënyrë të turpshme, siç u sollën në Capitol. Ajo çfarë mund të them është se jam i kënaqur që presidenti i zgjedhur është konfirmuar fitues dhe që demokracia mbizotëroi”, u shpreh Johnson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos