Johnson, një tjetër natë në spital, por ka sinjale shprese në Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 19:50 | Bota
Johnson, një tjetër natë në spital, por ka sinjale shprese

Boris Johnson do të kalojë një tjetër natë në spital. Kabineti i tij njoftoi se kryeministri do t’i bindej urdhrit të mjekëve, mes shqetësimeve në rritje për simptomat e vazhdueshme të COVID-19. Kryeministri u përpoq të qetësonte popullin përmes një postimi në Twitter nga spitali i St. Thomas, ku u shtrua mbrëmjen e së hënës mes alarmit të mjekëve për temperaturën e lartë, 10 ditë pas infektimit me koronavirusin e ri.

Ai falënderoi stafin brilant mjekësor, siç e quajti, dhe u shpreh se po i nënshtrohej kontrolleve rutinë. Kryeministri këmbënguli se do të vazhdojë të drejtojë betejën kundër COVID 19, por mediat britanike që citojnë burime pranë qeverisë thonë se Johnson kishte rrezikuar shëndetin duke mos hequr dorë nga ritmi frenetik i punës.

https://a2news.com/2020/04/05/boris-johnson-shtrohet-ne-spital-10-dite-pasi-rezultoi-pozitiv-me-koronavirus/

Disa prej tyre thonë se Johnson kishte shfaqur kollë të fortë gjatë video-konferencave. Ka nga ata që mendojnë se zëvendësi i tij, Dominic Raab ka marrë jo-zyrtarisht frerët e situatës. “Downing Street” nuk sqaroi nëse Johnson vuante nga pneumonia, duke u mjaftuar me pohimin se ka “simptoma të vazhdueshme”.

https://a2news.com/2020/03/17/boris-johnson-te-sillemi-si-qeveri-ne-kohe-lufte-te-ndertojme-sa-me-shume-ventilatore/

Në atë qe shihet si një shkëndijë shprese, pas një jave të zezë Britania përjeton rënie me 30% të numrit të viktimave. Me 439 jetë të humbura në 24 orë, kjo është dita më pozitive që prej 31 marsit. Në total numri i viktimave të COVID-19 në këtë vend është 5373, ndërsa të prekurit mbi 51 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos