
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden, janë zotuar për thellim të lidhjeve mes dy shteteve, dhe për bashkëpunim për ndryshimet klimatike.
Në bisedën e tyre të parë telefonike, pasi Biden mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, të dy liderët kanë shprehur gatishmëri për “të thelluar aleancën e ngushtë në mes te dy kombeve”, thuhet ne një deklaratë nga zyra e kryeministrisë britanike.
Johnson ka nënvizuar qëllimin e tij “për të zgjidhur çështjet tregtare që ka Britania pas Brexit, sa më shpejt të jetë e mundur”.
Po ashtu, në media thuhet se ata kane diskutuar edhe për ndonjë marrëveshje potenciale për tregti të lirë në mes të Britanisë dhe SHBA-së.
Johnson, mes tjerash, ka mirëpritur vendimin e Bidenit për të rikthyer SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Para tij, Biden ka pasur një telefonate nga me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, si dhe presidentin e Meksikës. (A2 Televizion)