
Guvernatori i Illinois deklaroi se një foshnje rreth 1 vjeçare ka humbur jetën si i infektuar nga COVID-19, edhe pse në prani të disa problemeve të tjera shëndetësore.
Ky është një event tejet i rrallë, sepse statistikat tregojnë se COVID -19 nuk prek në mënyrë masive dhe serioze fëmijët. Sipas statistikave kineze, për shembull, nga 2100 fëmijë të infektuar në Kinë vetëm njëri ndërroi jetë, një 14- vjeçar.
Ndërkohë, tronditi Francën dje lajmi i një 16-vjeçare pa probleme shëndetësore të mëparshme që ndërroi jetë në Paris. (A2 Televizion)