“Do të ishte sikur të na shpallej luftë”, Trump tërheq karantinën në Nju Jork pas “rebelimit” të guvernatorit

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 08:40 | Bota
“Do të ishte sikur të na shpallej luftë”, Trump

Nju Jorku, metropoli që shpesh cilësohet si kryeqyteti i botës, është shndërruar tashmë në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Të infektuarit vetëm në këtë qytet shkojnë në të paktën 50 mijë dhe shifrat përditësohen çdo ditë me përqindje të frikshme.

Dje, presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter, propozoi që shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikat t’i urdhërohej një periudhë karantine 14-ditore.

Por guvernatorët u “rebeluan”, madje guvernatori i Nju Jorkut Cuomo e deklaroi publikisht. ”Do të ishte sikur të na shpallej një luftë federale. Nuk besoj se ka baza ligjore. Thjesht do të panikonte popullatën, dhe kjo është e kundërta e asaj që duam”, deklaroi guvernatori që shpesh kundërshton presidentin.

https://youtu.be/Uj3TKH1gPK0
https://a2news.com/2020/03/28/koronavirusi-presidenti-trump-po-mendon-te-vendose-nju-jorkun-ne-karantine/

Në mbrëmjen e të shtunës, Uashingtoni ndryshoi linjën e fortë dhe shndërroi karantinën e tre shteteve në një njoftim ku nuk këshillohet udhëtimi drejt këtyre destinacioneve për periudhën dyjavore.

Ndërkohë, në SHBA të infektuarit në total kanë kaluar 121 mijë personat, dhe bilanci  viktimave ka shkuar në 2043. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos