Jon Batiste befason me 11 nominime në Grammy 2022

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 07:08 | Showbiz

Kanë qenë surprizë nominimet për çmimin Grammy 2022. Muzikanti, pianisti dhe kompozitori amerikan, Jon Batiste, triumfon me njëmbëdhjetë nominime, duke përfshirë albumin e vitit me “We Are” dhe rekordin e vitit me “Freedom”.

Artisti është gjithashtu i nominuar për disa zhanre të tjera, duke përfshirë R&B, xhaz, muzikë amerikane, klasike dhe video muzikore.

Në vendin e dytë, janë Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. me nga tetë nominime secili dhe në të tretin Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me shtatë.

Surprizë edhe për The Weekend, i cili mori tri nominime, pavarësisht se deklaroi se nuk do të merrte më pjesë pas akuzave për korrupsion ndaj Recording Academy, organizatës që organizon çmimet Grammy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos