JP Morgan Chase ndërpret lidhjet me reperin Kanye West

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 10:08 | Showbiz

Gjiganti bankar amerikan JP Morgan Chase po i jep fund marrëdhënies me reperin Kanye West dhe markën e tij Yeezy.

Përmes një letre të postuar në Twitter banka informonte reperin për vendimin. Në letër thuhet se banka i ka dhënë afat deri më 21 nëntor për të transferuar biznesin e tij.

Lëvizja e JP Morgan vjen pasi partneritetet e biznesit të West janë vënë nën një kontroll të shtuar. Javën e kaluar, firma e veshjeve sportive Adidas tha se ishte duke rishikuar marrëveshjen e saj me të, disa ditë pasi ai tregoi një model bluze "White Lives Matter" në Javën e Modës në Paris.

https://a2news.com/2022/10/10/publikoi-mesazh-te-dhunshem-kunder-hebrenjve-kanye-west-perjashtohet-serish-nga-twitter/

Kompania nuk e përmendi polemikën, por tha se "partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta".

Në fundjavë, llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u pezulluan pasi ai postoi mesazhe antisemite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos