“Ju dua shumë”, Rama flet për herë të parë pas daljes nga spitali

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 12:31 | Aktualitet
“Ju dua shumë”, Rama flet për herë të parë

Kryeministri Edi Rama ka reagua në rrjetet sociale në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që iu nënshtrua një dite më parë në ambientet e QSUT për heqjen e një apendiciti.

Kreu i qeverisë falënderoi të gjithë stafin mjekësor që i shërbeu me përkushtim si dhe këto që ishte interesuar për shëndetin e tij.

Pasi doli nga spitali, Rama konfirmon se do të qëndrojë në shtëpi disa ditë për të vijuar protokollin e rikuperimit.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi”, shkruan kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos