“Ju lutem, mos injektoni dezinfektant në trup, është e rrezikshme”, mjekët vijojnë sulmet ndaj Trump

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 19:01 | Bota
“Ju lutem, mos injektoni dezinfektant në trup, është e

Mjekët amerikanë, dhe jo vetëm, po reagojnë për deklaratat e djeshme të Donald Trump mbi mundësinë e trajtimit të koronavirusit me anë të injeksioneve në trup të një dezinfektanti.

https://twitter.com/PharmERToxGuy/status/1253484784971649024

CNN ka intervistuar kreun e FDA, institucionit kryesor që certifikon ilaçet në SHBA, Stephen Hahn, deklaroi se edhe pse pyetjet e presidentit janë ato të shumë amerikanëve, nuk do të rekomandoja absolutisht konsumimin e dezinfektantëve”.

https://twitter.com/EM_RESUS/status/1253458355517042689

Shumë më të prerë kanë qenë mjekë të tjerë. Craig Spencer, i spitalit të Columbia University deklaroi se “ kjo nuk është një këshillë që mund të shkojë mirë ose keq, kjo është një këshillë e rrezikshme. Kam frikë se shumë persona mund të vdesin”.

https://a2news.com/2020/04/24/kritika-te-ashpra-ndaj-trump-rekomandoi-injektimin-e-dezinfektanteve-kunder-koronavirusit/

“Ju lutemi, mos provoni për asnjë arsye të injektoni dezinfektant në trup, ose ta pini atë”, deklaron Sam Ghali, një tjetër mjek anestezist.  

Si paradoks, propozimi i Trump u refuzua edhe nga vetë prodhuesit kryesorë të dezinfektantëve në SHBA, si Lysol dhe Dettol, të cilët rekomanduan që produktet  tyre mos të përdoren në mënyrën e gabuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos