Frika nga pandemia, 5,000 persona aplikojnë brenda 2 minutash për t’u testuar në shtëpi

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 14:34 | Bota
Frika nga pandemia, 5,000 persona aplikojnë brenda 2 minutash për

Qeveria britanike bën me dije se 5000 kite testesh për Covid-19, u porositën në 2 minuta, pasi një website i dekuar kësaj çështje, hapi aplikimet të premten.

Faqja e interentit, e cila iu mundëson punonjësve të aktiviteteve thelbësore të kërkojnë një test për virusin, i mbylli aplikimet për dy orë.

Qeveria bën me dije se kapacitetet testuese me anën e këtij aplikimi online do të rriten me 18 mijë duke filluar nga java e ardhshme.

Britania e Madhe ka si objektiv që brenda muajit prill të mund të testojë 100 mijë persona në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos