SHBA, mbi 50 mijë viktimat me COVID-19, por raporti i vdekshmërisë është më i ulët se në Evropë

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 18:04 | Bota
SHBA, mbi 50 mijë viktimat me COVID-19, por raporti i

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar sot pragun e trishtueshëm të 50 mijë viktimave nga koronavirusi.

Kanë qenë rreth 3 mijë viktimat në 24 orët e fundit, ndërkohë që të prekurit zyrtarë po i afrohen 900 mijë personave. Këto janë padyshim shifrat më të larta nga gjithë vendet e tjera të botës, edhe pse duhet theksuar, siç e bën edhe administrata amerikane, që popullsia prej 320 milionë personash është shumë më e madhe se ajo e vendeve si Spanja, Franca dhe Italia.

https://a2news.com/2020/04/24/kritika-te-ashpra-ndaj-trump-rekomandoi-injektimin-e-dezinfektanteve-kunder-koronavirusit/

Si pasojë, përqindja e vdekshmërisë rezulton të jetë në Shtetet e Bashkuara rreth një e treta e këtyre vendeve, me saktë 152 të vdekur çdo një milion banorë, në raport me 482 të Spanjës, 412 të Italisë, dhe 335 të Francës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos