Cardi B do të jetë protagonistja kryesore e komedisë “Assisted Living”, nga prestigjiozja Paramount.
Reperja konfirmoi lajmin në Twitter, duke thënë se tashmë jeta e saj do të vështirësohej shumë por nuk mund ta linte mundësinë t’i ikte nga duart.
“Puna dhe jeta do bëhen 10 herë më të vështira, por unë jam e mbushur me lumturi. Kur keni mundësi në duar, merrini të gjitha!”, shkroi ajo.
Cardi B do të interpretojë Amberin, një mashtruese që e gjen veten në telashe, kur një grabitje shkon keq. Në arrati nga policët dhe nga ish-skuadra e saj, ajo do përpiqet të gjejë çdo vend për t’u fshehur. Në fund, Amber do maskohet si një grua e moshuar dhe do të fshihet në një vend ku askujt s’do i shkonte mendja të kërkonte, në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ku qëndronte dhe gjyshja e saj.
Kjo nuk është hera e parë që aktorja merr pjesë në një film pasi më parë ka interpretuar role në “Hustlers” dhe “Fast & Furious”. (A2 Televizion)