
Juventusi dominon Parmën dhe për momentin “kap” Interin në vendin e dytë të klasifikimit të Serie A.
Një ndeshje pa histori për kampionët në fuqi, që kalojnë në avantazh ne minutën 22 me suedezin Kulusevski, dhe e mbyllin një gol të Cristiano Ronaldos tre minuta më vonë që kujton shumë atë që vetë fenomeni kishte shënuar një vit më parë po me ekipin kundërshtar.
Në pjesën e dytë golat e Cristiano Ronaldo dhe spanjollit Alvaro Morata vlejnë thjeshtë për statistikë, pas një prove mbresëlënëse ku bardhëzinjtë tregojnë se nuk duan vërtetë t’u ikë prej duarsh titulli i 10-të radhazi. (A2 Televizion)