Juventus mori një fitore të rëndësishme ndaj Genoa (3-1), në kuadër të luftës për zonën Champions, por Cristiano Ronaldo ishte shumë i pakënaqur në fund të ndeshjes.
Pas vërshëllimës përfundimtare, portugezi hoqi fanellën me tërbim dhe e hodhi në tokë. Arsyeja? Nuk kishte arritur të shënonte gol.
Skena nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e Juves, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale ndaj këtij gjesti.
Trajneri bardhezi, Andrea Pirlo, deklaroi pas ndeshjes: “Është normale dëshira e tij për të shënuar, kështu e kanë kampionët. Donte të linte gjurmën e tij në këtë ndeshje”. (A2 Televizion)