Finalja e Europa League, plagosen 3 tifozë të United, sulmohen nga huliganët polakë

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 20:22 | Futboll

3 tifozë të Manchester United kanë mbetur të plagosur në Poloni, pas një sulmi nga huliganët vendas të ekipit të Lechia Gdansk, pak pari finales së Europa League përballë Villareal.

Klubi i United reagoi menjëherë për këtë incident duke thënë, se fansat e ekipit u sulmuan pa provokuar askënd. Për këtë arsye personave të lënduar po iu ofrohet asistencë.

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë persona të veshur me të zeza që sulmojnë të pranishmit në një lokal në qendër të Gdansk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos