Lehtësohen masat anti-covid, rihapen stadiumet me kapacitet 30%

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 12:15 | Futboll
Lehtësohen masat anti-covid, rihapen stadiumet me kapacitet 30%

Aktivitetet sportive dhe kulturore do të përfitojnë gjithashtu nga lehtësimi i masave për frenimin e pandemisë në vendin tonë.

Sipas rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga 1 korriku do të lejohet prania e tifozëve nëpër stadiumet shqiptare, me 30% të kapacitetit.

Edhe pse kampionati kombëtar i futbollit përfundoi pikërisht një ditë më parë dhe në javët e fundit një numër i vogël tifozësh është parë në shkallët e stadiumeve, kjo masë do të vlejë për sezonin e ardhshëm, ndeshjet kualifikuese të kombëtares për Botërorin 2022 dhe takimet e klubeve shqiptare në kompeticionet europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos