
Tashmë gjithçka është zyrtare Antonio Conte nuk do të jetë më trajneri i Interit. Ndonëse festa e titullit kampion ende nuk është shuar rrugët e klubit zikaltër me trajnerin Conte janë ndarë.
Sipas asaj që raportuan mediat italian, tekniku nuk ishte dakord me planet e drejtuesve për të ulur me 20% pagat e lojtarëve dhe për të investuar 100 milionë euro në merkato.
Marrëveshja për “divorcin” mes palëve është arritur me konsensus dhe Conte që do të përfitojë 7.5 milionë euro. (A2 Televizion)