
Juventusi tanimë është penalizuar me humbjen e 15 pikëve në Serinë A dy javë më parë.
Një goditje e rëndë kjo që i çoi bardhezinjtë në vendin e trembëdhjetë në renditjen e kampionatit italian. Por mund të ketë edhe më shumë se kaq, sipas Il Corriere dello Sport.
“Federata italiane po përgatit një sanksion të ri për Juventusin. Në këtë rast ai do të ishte 20 pikë, për shkak të polemikave rreth pagesës së pagave të futbollistëve gjatë pandemisë”, thuhet në një artikull të publikuar sot në gazetën prestigjioze sportive italiane.
Sipas Corriere, ata bazohen në disa prova të bisedës mes lojtarëve si Matthijs De Ligt. Gjyqi do të jetë në mars dhe “zonja e vjetër” kërkon shtyrje, pasi nëse konfirmohet kjo humbje pikësh praktikisht do të thoshte rënie në Serinë B. (A2 Televizion)