Hidhet shorti për Europianin U-21, Shqipëria me “fat”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 10:49 | Futboll

Kampionati Europian U21 do të luhet në Sllovaki në vitin 2025, dhe Shqipëria ka shanse reale për të marrë pjesë.  

Në Nion u hodh shorti për 9 grupet, 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5, që nga marsi do fillojnë përballjet e tyre, me kualifikimet që do të mbyllen në tetor 2024.

Shorti për kualifikueset e Europianit 2025 në Sllovaki

Duke marrë parasysh faktin që kalojnë direkt për në fazën finale vetëm vendet e para të grupeve, së bashku me tre vendet e dyta më të mira,  ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta përballen në play-off, mund të thuhet se kësaj radhe fati i ka buzëqeshur disi djemve të Alban Bushit.  

Shqipëria ka shmangur gjigantët kontinentalë, duke u shortuar në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, diçka që e bën të paktën fazën e play-off një synim të kapshëm për kuqezinjtë e Shpresave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos