Kupa e Shqipërisë, skuadrat e Superiores nuk e diskutojnë kualifikimin në çerekfinale

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 15:34 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, skuadrat e Superiores nuk e diskutojnë

Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore kanë siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pas ndeshjeve të luajtura këtë të enjte. Tirana, Partizani, Kukësi, Laçi, Egnatia dhe Kastrioti u kualifikuan më tej pas fitoreve në ndeshjet respektive.

Tirana mundi minimalisht Lushnjën në ndeshen e kthimit pasi kishte fituar 3-0 sfidën e parë. Partizani kaloi lehtësisht Korabin me rezultat të përgjithshëm 6-1 ndërsa Laçi i bashkohet grupit pas fitores 2-1 kundër Tomorit. Kukësi shkatërroi Apoloninë 5-0 duke i shuar çdo shpresë fierakëve që shpresonin pas barazimit pa gola në sfidën e parë. Kastrioti mori një barazim pa gola kundër Dinamos, por fitorja 3-1 në ndeshjen e parë bën që kalojë më tej. Egnatia gjithashtu u ndal në barazim nga Skënderbeu, por kalon në çerekfinale pas fitores minimale në ndeshjen e parë.

Të premten, Vllaznia do të kërkojë të mbyllë llogaritë me Bylis, të cilin e ka mundur 2-0 në ndeshjen e vajtjes, ndërsa Tetua dhe Erzeni luajnë “raundin e dytë” të sfidës, pasi e para u mbyll në barazim 1-1.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet

Të enjten

Egnatia-Skënderbeu 1-1 (1-0)

Kastrioti-Dinamo 0-0 (3-1)

KF Tirana-Lushnja 1- 0 (3-0)

Kukësi-Apolonia 5-0 (0-0)

Laçi-Tomori 2-1 (3-1)

Partizani-Korabi 3-0 (3-1)

Të premten

Vllaznia-Bylis ora 13:00 (2-0)

Teuta-Erzeni ora 16:00 (1-1) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos