Juventusi zhgënjen në Evropë, mundet 1-0 nga Lyon

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 22:57 | Futboll
Juventusi zhgënjen në Evropë, mundet 1-0 nga Lyon

Juventusi është mposhtur 1-0 në Francë ndaj Lyon, në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League.

Një gol i shënuar në minutën e 31 nga Tousart ka mjaftuar për ekipin francez që të mposhtë "bardhezinjtë", të cilët goditën vetëm një herë në portë.

Juventusi reagoi vetëm në fund, por nuk arriti dot të barazonte rezultatin, dhe ndërlikoi kështu kalimin, për në fazën tjetër të garës më prestigjioze për klube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos