Bayern përballet me një problem të madh: dëmtohet Lewandowski

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 18:12 | Futboll
Bayern përballet me një problem të madh: dëmtohet

Bayern Munchen nuk iu gëzua fitores 3-0, në Londër ndaj Chelsea, pasi ditën e sotme, erdhi lajmi se Robert Lewandowski, do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.

Sipas klubit gjerman, sulmuesi polak ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë.

Ky dëmtim është një goditje e fortë për skuadrën bavareze, që do i duhet të veprojë pa golashënuesin e saj, në periudhën më të rëndësishme të sezonit. Lewandowski do të mungojë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, ndaj Schalke 04, që do të luaj javën e ardhshme, ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea në Champions League (18 mars). Më pas, pritet të kthehet për supersfidën ndaj Borussia Dortmund (4 prill). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos