Me maska në fytyrë dhe doreza në duar, janë parë lojtarët e Ludogorets, në rrugën e shkurtër, që bënë nga zbritja nga autobusi, deri në hyrjen e hotelit në Milano. Ata ndodhen aty për t’u ndeshur me Interin, në ndeshjen e vlefshme për Europa League.
Klubi bullgar i kishte kërkuar sqarime UEFA-s dhe Interit në lidhje me situatën në Lombardi nga koronavirusi, por informacionet e marra duket se nuk janë interpretuar si duhet nga bullgarët.
Në fakt, maskat nuk i shërbejnë aspak dikujt që nuk është i sëmurë, por duhen përdorur vetëm nga të infektuarit dhe personeli i spitalit. (A2 Televizion)