Juventusi e shkarkoi, Pirlo përgjigjet me stil: Fund i papritur, por falënderoj gjithsesi

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 13:46 | Futboll
Juventusi e shkarkoi, Pirlo përgjigjet me stil: Fund i papritur, por

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit nga ana e Juventusit për shkarkimin e Andrea Pirlos nga stoli i saj, vjen edhe përgjigja e ish-idhullit të ekipit torinez, që pati një debutim plot dritëhije si trajner në drejtimin e ekipit bardhezi, e kurorëzuar në fund nga Kupa e Italisë dhe kualifikimi në Champions League.

Në faqen e tij në Instagram, Pirlo postoi një mesazh të gjatë, ku trajneri i ri flet për një vit të vështirë, i ndërlikuar, por gjithsesi i mrekullueshëm. “Kur më thirri Juventusi nuk u mendova një sekondë për riskun e mundshëm, edhe pse ishte i qartë. Po të kthehesha mbrapa do të bëja të njëjtën zgjedhje, edhe në një periudhë të vështirë për të gjithë ku pata vështirësi të planifikoja gjithçka, si dhe të shpalosja stilin tim të lojës, ku gjithsesi arrita objektivat që më ishin kërkuar”, shkruan ai.  

https://www.instagram.com/p/CPabya1Hui0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8da6a23b-0644-4492-a1d5-5bc5f1818f58
Postimi i Andrea Pirlo

Pikërisht për këtë arsyeje, Pirlo flet për një “fund të papritur”, por që i ka qartësuar të ardhmen, që sipas tij do të jetë ende në drejtimin e një ekipi futbolli.

Të shumta ishin mesazhet mbështetëse për ish-kampionin e botës me Italinë në 2006, duke filluar nga koleget por edhe nga tifozët ku disa prej tyre, që duke iu referuar Massimiliano Allegrit, polemizojnë duke thënë “si ka mundësi që marrim një trajner që kemi shkarkuar 2 vite më parë? Punë amatorësh”.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/28/faleminderit-dhe-fat-te-mbare-juventus-zyrtarizon-shkarkimin-e-andrea-pirlos/

A2 CNN Livestream

Latest Videos