
Katër shënjestrat e Solskjaer pas rinovimit të kontratës
Manchester United gati për katër afrimet e para në merkato, thënë nga media angleze “The Guardian”, nëse këto afrime do të ndodhin, do i kushtojë “Djajve të Kuq” 300 milionë paund.
Liverpool në kërkim të një marrëveshjeje me Calhanoglu
Liverpool është në diskutime për të afruar lojtarin e AC Milan, Hakan Calhanoglu, raportuar nga media italiane “Calciomercato”. Turku do të largohet këtë verë si agjent i lirë pasi kontrata e tij me klubin italian ka përfunduar.
Chelsea në gjurmët e Lukaku-t
Bordi i Chelsea ka diskutuar me agjentin e sulmuesit belg Romelu Lukaku për një rikthim të mundshëm në Stamford Bridge. “Blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë një shifër të madhe parash për kampionin e titullit të Serie A.
Ronaldo dëshiron largimin nga Juventus
Cristiano Ronaldo i ka thënë shokëve të skuadrës se dëshiron të largohet këtë merkato vere. Yllit portugez i skadon kontrata vitin e ardhshëm të 2022. Akorduar nga media e njohur spanjolle “Marca”, për 36-vjeçarin do të jetë i mundshëm një rikthim te ish-klubi ku ai u formua si lojtar, Sporting Lisbon.
Solskjaer rinovon kontratë të re 3-vjeçare
Norvegjezi nuk largohet pavarësisht dështimit në finalen e Europa League. Ole Gunnar Solskjaer firmos kontratën e re. Ai ka marrë drejtimin e Manchester United që prej dy sezonesh e gjysmë pas shkarkimit të Jose Mourinho. Solskjaer arriti të përfundonte Premier League në vendin e dytë, por ende pa fituar asnjë trofe.
“Djajtë e Kuq” gati për shkëmbimin Oblak-De Gea
Manchester United është gati për një shkëmbim të mundshëm mes Jan Oblak dhe De Gea, raportuar nga “The Sun”. Kampionët e La Liga do të ofrojnë një mundësi ribashkimi me ish-portierin e tyre David de Gea. (A2 Televizion)