Juventusi mposht Lazion dhe gjen Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 23:06 | Futboll
Juventusi mposht Lazion dhe gjen Interin në gjysmëfinale të

Juventusi ka harruar problemet e mëdha që është duke kaluar në Serie A dhe ka arritur të mposhtë Lazion në Kupën e Italisë, aty ku tashmë ka kaluar në fazën gjysmëfinale.

Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje relativisht të mirë, larg asaj që bënë në fundjavë ku humbën ndaj Monzës në kampionat. Ndërkohë, takimi u vendos me një gol të realizuar në fundin e pjesës së parë nga braziliani Bremer.

Tashmë skuadra e Allegrit do të luajë në gjysmëfinale derbin e Italisë përballë Interit, i cili arriti të kalojë në çerekfinale skuadrën e Atalantës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos