Rrëzohen akuzat për përdhunim, Manchester ende pa vendim për yllin e tij

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 22:38 | Futboll
Rrëzohen akuzat për përdhunim, Manchester ende pa vendim për

Gjykata e Kurorës në Britani ka rrëzuar të gjitha akuzat për sulm seksual dhe tentativë përdhunimi për futbollistin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood.

21-vjeçari, i cili konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj të Djajve të Kuq reagoi menjëherë pas vendimit duke thënë se ndihej i lehtësuar pas rrëzimit të akuzave të tmerrshme.

“Jam i lehtësuar që kjo çështje përfundoi. Dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre”, u shpreh lojtari.

Në lidhje me situatën e re reagoi dhe klubi i Manchester, i cili bëri me dije se do të marrë një vendim shumë shpejt për të ardhmen e Greenwood, i cili ishte pezulluar deri në përfundimin e procesit.

 “Klubi tani do të kryejë procesin e vet përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.

Karriera e Greenwood pësoi një goditje të rëndë pas akuzave të ngritura ndaj tij për përdhunim në janar. 21-vjeçari aktualisht është pezulluar nga stërvitja me klubin ndërsa humbi dhe sponsorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos