
Juventusi mori 3 pikët e para këtë sezon në grupet e Champions League, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 gjermanët e Leverkusen.
Bardhezinjtë e gjetën golin e parë në minutën e 17-të me argjentinasin Higuain, ndërsa Bernardeschi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll me këtë rezultat, në skenë doli Ronaldo duke vulosur rezultatin në 3-0 në minutën e 89-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madrid fitoi 2-0 në Rusi ndaj Lokomotiv Moscow, me gola të shënuar në pjesën e dytë nga talenti Felix dhe Thomas.
Pas dy ndeshjeve të para në këtë grup, Juventusi dhe Atletico ndajnë vendin e parë me nga katër pikë. (A2 Televizion)